Shërimi është proces, jo vetëm rezultat
“Çdo trajtim është i përshtatur për ty – që të rikuperohesh më shpejt dhe të ndihesh më i/e fortë në përditshmëri.”
Rreth
meje
Jam Andi Aliaj, fizioterapist në Tiranë. Që nga viti 2009 ndihmoj njerëz të rikthehen te lëvizja pa dhimbje dhe te jeta e tyre e përditshme.
Çdo trajtim fillon me një vlerësim individual. Dua të kuptoj jo vetëm ku dhemb, por pse dhemb: si lëvizni, si punoni dhe çfarë dëshironi të arrini. Mbi këtë ndërtojmë bashkë një plan të qartë, që e përshtasim hap pas hapi sipas progresit tuaj.
Trajtimet i ofroj në klinikë ose në shtëpinë tuaj, kur lëvizja është e vështirë ose koha nuk ju del. Kujdesi duhet të vijë tek ju, jo e kundërta.
Kam një vëmendje të veçantë për ata që punojnë në zyrë. Orët e gjata ulur para kompjuterit sjellin dhimbje qafe, shpine dhe shpatullash. Për ta kam krijuar një program ushtrimesh që bëhen direkt në zyrë, në tavolinë ose në karrige, pa pajisje dhe në pak minuta. Pas vlerësimit, ju krijoni një llogari në faqe dhe merrni nga unë një kod personal. Me të hapni në profilin tuaj ushtrimet e zgjedhura vetëm për ju, me foto, video dhe shpjegim hap pas hapi. Programin e përditësoj sipas progresit tuaj.
Qëllimi im nuk është vetëm të largoj dhimbjen, por t'ju jap mjetet që ta mbani trupin mirë edhe pas seancave.
Formimi dhe përvoja
• Diplomuar në Fizioterapi, FSHKM, 2009
• Master në Fizioterapi, FSHKM, 2011
• Fizioterapist i licencuar
• Në Spitalin Universitar të Traumës që nga viti 2009
• Kurse dhe specializime: Trigger Point, Terapi Manuale, Teknika Mulligan etj.
Hapësira e punës
Shumica e seancave zhvillohet në shtëpinë tënde, në ambientin ku kalon përditshmërinë, që lëvizja të jetë sa më e natyrshme dhe e rehatshme. Kur duhen pajisje të veçanta, për ushtrime specifike seanca bëhet në klinikë. Në të dyja rastet, qëllimi mbetet i njëjtë: kushte të sigurta, vlerësim i qartë dhe trajtim profesional.
Gjatë viteve të punës kam vënë re diçka: pasi mbarojnë seancat, shumica e pacientëve kanë nevojë të vazhdojnë ushtrimet vetë. Shpesh ushtrimet harrohen, ose nuk mbahet mend si bëhen saktë. Këtë faqe e krijova nga kjo përvojë, që kujdesi të mos mbarojë me seancën e fundit. Ushtrimet tuaja i keni gjithmonë pranë, të qarta dhe të përgatitura vetëm për ju.
