Deklarata e Aksesit
Deklarata e Aksesit është përditësuar së fundmi më 4 tetor 2026.
Andi Aliaj po punon që faqja www.fizio-terapi.com të përdoret sa më lehtë edhe nga personat me aftësi të kufizuara.
Çfarë është aksesi në ueb?
Një faqe e aksesueshme u lejon vizitorëve me aftësi të kufizuara ta shfletojnë me të njëjtën lehtësi si vizitorët e tjerë. Kjo arrihet me mënyrën si është ndërtuar faqja dhe me teknologji ndihmëse, si lexuesit e ekranit dhe përdorimi vetëm me tastierë.
Përshtatjet e aksesit në këtë faqe
Faqja është ndërtuar me Wix dhe synon udhëzimet WCAG 2.2, niveli AA. Nuk deklarojmë pajtueshmëri të plotë, sepse disa pjesë varen nga mjetet e rezervimit dhe nga përmbajtja e palëve të treta.
Deri tani kemi përcaktuar gjuhën e faqes në shqip, vendosur një rend të kuptueshëm të përmbajtjes, përdorur tituj të qartë, shtuar tekst alternativ te imazhet kryesore, zgjedhur ngjyra me kontrast të mjaftueshëm, kufizuar lëvizjet dhe animacionet, dhe mbajtur tekstin e lexueshëm pa qenë nevoja për zoom të tepërt.
Pajtueshmëri e pjesshme për shkak të palëve të treta
Rezervimi, hartat ose videot e futura nga shërbime të tjera mund të mos plotësojnë të njëjtin nivel aksesi. Për këto pjesë deklarojmë pajtueshmëri të pjesshme.
Klinika
Vizita bëhet me takim. Nëse ke nevojë për ndihmë për të hyrë, për t’u ulur ose për të komunikuar gjatë seancës, na shkruaj para takimit dhe e përshtatim orarin dhe mënyrën e pritjes sa të jetë e mundur.
Kërkesa, probleme dhe sugjerime
Nëse gjen një pengesë në faqe, ose të duhet materiali në një formë tjetër, na shkruaj.
Përpiqemi të përgjigjemi brenda 5 ditëve të punës.
Andi Aliaj
andi.fizio@gmail.com
www.fizio-terapi.com
