top of page

Politika e Kthimit

E fundit e përditësuar: 4 tetor 2026
 

Kjo politikë vlen për shërbimin privat të fizioterapisë të Andi Aliaj, në klinikë ose në shtëpi, të rezervuar te www.fizio-terapi.com ose me kontakt të drejtpërdrejtë.
 

Seanca e kryer

Seanca që ka filluar ose ka përfunduar nuk rimbursohet. Nëse e ndërpret vetë para përfundimit, pagesa e asaj seance mbetet e kryer.
 

Anulimi nga pacienti

Anulimi ose ndryshimi, të paktën 24 orë para takimit, nuk ka penalitet. Pagesa, nëse është bërë, kalon për një orar tjetër ose kthehet.

Nëse anulon më vonë se 24 orë, ose nuk paraqitesh, seanca mund të llogaritet e kryer dhe nuk rimbursohet.
 

Anulimi nga fizioterapeuti

Nëse takimi anulohet nga Andi Aliaj, të ofrohet një orar tjetër. Nëse pagesa është bërë dhe nuk caktohet orar i ri, shuma kthehet e plotë.
 

Paketat

Nëse ke paguar disa seanca paraprakisht, seancat e papërdorura rimbursohen. Seancat e kryera nuk kthehen. E njëjta rregull 24-orëshe vlen për çdo takim të paketës.
 

Si kthehet pagesa

Kërkesa bëhet te andi.fizio@gmail.com, me emrin, datën e takimit dhe mënyrën e pagesës. Kthimi bëhet me të njëjtën mënyrë si pagesa, brenda 14 ditëve nga miratimi.

Kjo politikë nuk kufizon të drejtat që të jep ligji shqiptar për mbrojtjen e konsumatorit.

bottom of page